Mira Rakacolli, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve për masat anti-Covid ka shkelur hapur rregullat e vendosura nga vetë ajo. Dosja.al ka mësuar se Rakacoli ka zhvilluar një takim në një ambient të mbyllur me praninë e më shumë se dhjetë personave.
Në foton e publikuar më poshtë, vihet re që shumë prej të pranishmëve në sallë, nuk kanë vendosur as maskat për mbrojtjen ndaj Covid-19, gjë që tashmë është e detyrueshme në vendin tonë.Dhe kushdo që e shkel këtë rregull, gjobitet me tre mijë lekë të reja. I pranishëm në mbledhje shihet edhe Ervin Bushati, kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën, duke nxjerrë kështu hapur edhe arsyen që i bëri bashkë këta persona në një sallë, fushata.
Por, Bushati e ka vendosur maskën. Po, për Rakacollin që ka shkelur të gjitha masat, maskën, distancimin social e grumbullimin në ambiente të mbyllura, çfarë masash do të merren?