Ish-kampioni kombëtar i çiklizmit i cilësuar dikur luani i Myzeqesë, sportisti që ngrinte peshë zemrat e fierakëve, nuk e ka braktisur pasionin e tij.
“Biçikleta ka 30 vjet që fle bashkë me mua. Sa herë që vij unë nga Italia, që fle, unë aty, gazeta aty.”
Albert Çuko kulmoi karrierën e tij si çiklist në vitet 80. Fitoi nje rreth çiklistik dhe gara të shumta që zhvilloheshin në të gjithë vendin.
“Në kohën tonë ka patur rivalitet, kemi qenë shumë çiklist, që merrnim pjesë në garë. Rivaliteti mes partizanit dhe Vallaznisë. Unë futesha gjithmonë mes tyre dhe përfitoja, si individ, por edhe si ekip nuk kemi dalë keq. Në vend të parë, dytë, tretë.”
Me modesti por me emocione plot ish kampioni tregon çastet e tij te lavdisë dhe famës
“Gara më e bukur për mua, ka qenë etapa Gjirokastër-Fier, që kam mbërritur i pari në qytetin e Fierit, dhe aty gjithë dashamirësit e sportit më kanë mbajtur në krah gjysmë ore dhe nuk kisha mundësi të hyja në hotel.”
Prej vitesh emigrant, luani i Myzeqesë kthehet shpesh ne vendlindje për të bërë mes të tjerash edhe xhiron me biçiklete
Ne këto rruge qytetaret e Fierit prisnin sportistin e tyre për të festuar fitoren apo për ta mbështetur. Sot ish kampioni shëtit në të njëjtat rruge me biçikletën e tij, por I panjohur për pjesën me te madhe te kalimtareve.
Çiklizmi ishte një sport popullor në vitet e rinisë së tij, ndaj dhe vendosi të hyjë në ekip në vitin 1975.