Erzeni, dy mungesa me peshë ndaj Skënderbeut; Deliallisi kërkon një sforco për të mbijetuar

Ditën e shtunë në orën 18:00, Erzeni do të sfidojë në Korcë Skënderbeun me synimin e vetëm tre pikët për të shpresuar deri në fund mbijetesën në Kategorinë Superiore. Është një mision i vështirë, por lojtarët shijakas kanë  besim se mund të bëjnë dicka, pavarësisht dy humbjeve radhazi. Ndaj Skënderbeut, tekniku Deliallisi do të duhet të bëjë pa dy titullarë të cilët kanë shfaqur probleme fizike.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Atanda, një mungesë me peshë në repartin e prapavijës, duke parë sesa i rëndësishëm ka qenë në 29 ndeshjet e zhvilluara. Krahas futbollistit nigerian, sulmuesi maroken Younes Bnou Marzouk nuk do të jetë i gatshëm. Në orët e fundit, Erzeni ka fituar gjyqin në CAS me ekipin kosovar 2 korriku për shumën e 120 mijë eurove si kompensim për stërvitjen e lojtarit Shefki Aliti

Related posts

E FUNDIT/ Rrufe në qiell të hapur, presidenti i klubit vendos të largohet nga klubi i Superiores: Kam vendosur të hap një kapitull të ri në jetën time…

Përplasja me Bashkinë Shkodër, Bekim Balaj thotë fjalën e tij: E tepërt të largohemi për një koncert (video)

Nga Pogradeci te Dinamo, Ilir Dajës i bashkohet një tjetër lojtar në fazën përgatitore