ERNEST MUÇI fantastik! Gol ndaj Aston Villa-s në Conference League dhe mesazh skautëve në stadium (video)

by KLIKOJE.AL

Ernest Muçi ka shënuar një gol në ndeshjen që po luhet aktualisht mes Legia Varshavë dhe Aston Villa, e vlefshme për sfidën e parë të grupeve të Conference League. Talenti shqiptar e nisi si titullar sfidën dhe në minutën e 26-të tundi rrjetën për ta çuar rezultatin në 2-1 në favor të polakëve.

Pak minuta më vonë do të kishte një tjetër mundësi të artë ku vraponte i vetëm drejt portierit, por u ndal në momentin e fundit nga mbrojtësi kundërshtar. 21-vjeçari kuqezi po shkëlqen në këto minuta përballë ekipit të njohur të Premier League, ndërsa në stadium janë skautë të shumtë të ekipeve europiane.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.