Eleminim mes lotësh! Ronaldo i thotë lamtumirë Botërorit, aventura me Portugalinë mbaron pas 19 vitesh (video)

by KLIKOJE.AL

Imazhi simbolik i humbjes së Portugalisë është ai i njeriut simbol të saj, Cristiano Ronaldo, i cili doli i përlotur pas humbjes me Marokun dhe eleminimin. CR7 shkoi menjëherë për në dhomat e zhveshjes pa mundur të fshehë dhimbjen e madhe për humbjen në atë që është ndeshja e tij e fundit në një Botëror.


Një mbyllje karriere me kombëtaren e Portugalisë në këtë mënyrë, me një eliminim. Nje mbyllje që kurrë nuk do ta kishte menduar në këtë formë. Ronaldo ka luajtur dhe ka shënuar në 11 turne të mëdhenj; ai shënoi golin e tij të parë ndërkombëtar në Euro 2004, ku ndihmoi Portugalinë të arrinte në finale. Ai mori shiritin e kapitenit te ekipit kombëtar në korrik 2008.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.