EKSKLUZIVE/ Erzeni sërish në “ERRËSIRË”, Klikoje Sport mëson të vërtetën e takimit Shoqatë-Bashki

by KLIKOJE.AL

Ditën e djeshme, në një postim në faqen zyrtare të klubit të Erzenit u bë e ditur se mes Bashkisë Shijak dhe Shoqatës së Klubit të Futbollit Erzeni, është vendosur që shijakasit të jenë pjesëmarrës të rregullt për sezonin 2023/2024. E vërteta qëndron ndryshe, në takimin e fundit nuk ishin të pranishëm anëtarët e shoqatës, por tifozë dhe disa prej zyrtarëve të Bashkisë Shijak.

Ditën e hënë pritet një takim i rëndësishëm në Shijak mes Durim Keçit (President i Shoqatës) me një biznesmen shijakas që jeton në Austri. Ky i fundit do të shohë letrat dhe mënyra sesi vepron klubi për të kuptuar si qëndron e gjithë çështja.

Bashkia Shijak ende nuk ka hedhur para për aksionet që ka në dispozicion dhe kjo ka bërë të rikthehen edhe një herë inatet e vjetra mes Shoqatës dhe Bashkisë. Klikoje Sport ka mësuar gjithashtu se në seancën e fundit drejtuar nga trajneri Deliallisi është shfaqur vetëm një lojtar, Rejnaldo Troplini.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.