E tmerrshme!!! Korça zgjohet me qen të ngordhur rrugëve, krimi makabër gjatë natës… (VIDEO)

by KLIKOJE.AL

Qyteti i Korçës e ka nisur ditën sot me një ndjesi shumë të keqe, pasi kafshët e rrugës dergjeshin mbi asfalt dhe lëshonin klithje dhimbjeje, deri sa tu dilte shpirti.

Shkak për këtë është bërë një helmim, ku kafshët janë helmuar masivisht. Pjesë e këtij helmimi janë edhe kafshët shtëpiake të cilat kanë dalë jashtë kur janë helmuar.

Dyshohet se helmi eshte perhapur gjatë natës dhe kafshët e gjora kanë rënë pre.

Qytetarët kanë akuzuar sërish Bashkinë e Korçës dhe kryebashkiakun Sotiraq Filo duke nënvizuar se ky është një rast i përsëritur, raporton “tema”.

Pamjet e siguruara nga Report Tv tregojnë gjendjen e trishtë dhe tejet të dhimbshme ku ndodhen kafshët.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.