562
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku një 20-vjeçar është gjetur i varur.
Policia ka njoftuar se i riu me inicialet A.T është gjetur i varur në banesën e tij dhe paraprakisht dyshohet për vetëvrasje. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, është gjetur i pajetë në banesë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi A. T., 20 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.