E PAZAKONTË! “Karriget kokës dhe përleshje për bizhuteritë”/ Dasma kthehet në ‘fushëbetejë’, çifti largohet me makinë policie (VIDEO)

by KLIKOJE.AL

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Turqi.

Një dasmë në zonën e Sakarya mori pamjen e një fushëbeteje.

Kjo pas tensionit për shkak të bizhuterive të fejesës, betejë kjo e vazhduar dhe në rrjete sociale.

Të ndarë grupe grupe dasmorët nuk ngurruan të hidhnin në drejtim të njëri-tjetrit sasi të panumërta karrigesh.

Nusja dhe dhëndri pas qetësimit të ngjarjes u larguan nga zona me makinën e policisë.

Disa nga të plagosurit janë trajtuar nga ekipet mjekësore të rajonit ndërsa disa të tjerë janë dërguar për mjekim në spitalet e ndryshme të zonës përreth.

Imazhet e këtij momenti janë bërë virale në rrjet dhe në drejtim të saj kanë vërshuar mijëra reagime.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.