326
Tirana ka fituar 2 me 3 derbin në stadiumin “Niko Dovana”. Bardheblutë arritën një përmbysje të çmendur në pjesën e dytë. Deri në minutën e 57’ rezultati ishte 2 me 0 në favorin e Dinamos.
Më pas Hoxhallari dhe Deliu barazuar brenda 2 minutave. Për përmbysjen mendoi Latifi me penallti në minutën e 81’. Në përfundim të ndeshjes foli për mikrofonin e MCN trajneri i Tiranës Julian Ahmataj.
“Deri këtu ku unë jam nuk kam arritur se më ka ndihmuar njeri. Kam arritur me punë, nuk kam njeri që më ka suportuar. E meritoj me aftësi këtë vend. Nuk i frikësohem kësaj gjëje. Më ka shqetësuar vetëm stabiliteti në fushën e lojës. Besoj është kohë e mjaftueshme që me skuadrën e kemi ezauruar këtë diskutim.”