533
Në seancën e fundit stërvitore të Tiranës ka patur një problem që duket e vështirë të zgjidhet. Albi Doka, mbrojtësi që këtë sezon erdhi me bujë te Tirana ka patur një mosëmarrëveshje me avokatin e klubit bardheblu.
Futbollisti i ka kërkuar llogari me anë të një mesazhi për një pagë të padhënë, por zyrtari i klubit nuk i është përgjigjur dhe më pas është kaluar në ofendime.Presidenti Refik Halili ka ndërhyrë menjëherë dhe e ka pezulluar futbollistin me një kohë të pacaktuar.