295
Lajm i bujshëm vjen nga Italia, Napoli dëshiron shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, Ardian Ismajli. Drejtori sportiv i të kaltërve, Meluso, e njeh mjaft mirë Ismajlin, pasi ka punuar më herët te Empoli dhe ka nisur negociatat me menaxherin e tij.
“Napoli24″ në një artikull të publikuar shkruan: “Këto janë shqetësimet e para, sepse fillimisht duhet të plotësojmë një sërë boshllëqesh tashmë të dukshme, mungon një qendërmbrojtës dhe po përflitet se Serxhio Mezi, menaxheri i Ardjan Ismajlit, ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me drejtuesit e Napolit për të mbyllur marrëveshjen”. Pritet të shohim në ditët në vijim se çfarë do të ndodh.