Albion Rrahmani po kalon në një formë fantastike këtë sezon, duke qenë lojtari kryesor i Rapid Bukureshtit në Rumani me 14 gola të shënuar dhe tri asistime në 16 ndeshje të luajtura. Sipas asaj që raporton portali rumun ProSport, klubi i radhës që ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit kosovar është Benfica.
Për transferimin e tij në Portugali tashmë ka raportuar edhe portali tjetër portugez Record.pt, ku sipas tyre Rrahmani është futur në listën e dëshirave të Benficës nga presidenti Rui Costa, i cili ka mbetur i mahnitur me potencialin e tij.
Klubi portugez madje kishte dërguar edhe skautët për të ndjekur Rrahmanin në fitoren me rezultat 4-0 në derbi që Rapidi e arriti ndaj Steaua Bukureshtit, aty ku 23-vjeçari shkëlqeu me dy gola të shënuar. Sidoqoftë, për të siguruar shërbimet e Rrahmanit, Benfica duhet të paguajë rreth 8 milionë euro, çmim ky i vendosur nga drejtuesit e klubit rumun.