Dy sfidat e radhës çerekfinaliste/ Ja ndeshjet e sotme në Champions League

by KLIKOJE.AL

Sonte janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshjet e tjera në kuadër të ndeshjeve të para të Ligës së Kampionëve, në fazën çerekfinale.

Pas ndeshjeve të së martës, ku Interi fitoi 2-0 në udhëtim te Benfica dhe Manchester City triumfoi 3-0 ndaj Bayern Munich, tani radha është të dy çiftet tjera.

Në ndeshjen e parë, Milani e pret Napolin në një përballje krejtësisht italiane, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “San Siro”.

Në anën tjetër, përballja tjetër është ajo në mes të Real Madridit dhe Chelseat, e cila do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.

Të dy këto takime janë paraparë të zhvillohet me fillim nga ora 21:00. Ndeshjet kthyese janë përcaktuar të luhen pas dy jave, apo më saktësisht më 18 prill. 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.