421
Dinamo do të luajë kundër Riminit në Itali, ndeshje e vlefshme si miqësore. Klubi kryeqytetas ka bërë me dije axhendën e takimit, teksa ka lajmëruar se do të përballet me italianët nesër në orën 17:30. Stadiumi i përzgjedhur është “Valentino Mazzola”.
Në këtë mënyrë, trajneri Luigi Di Biagio do të ketë mundësi të shohë gjendjen e lojtarëve që ka në dispozicion.
Kujtojmë që Dinamo e ka nisur vrullshëm në këtë sesion merkatoje duke afruar në krye të pankinës një emër të madh si Luigi Di Biaggio. Pritet me interes të shihet se si do të jetë ekipi kryeqytetas në këtë sezon në Abissnet Superiore.