Interi dhe Milani bëhen gati për dy duele gjysmëfinale në Ligën e Kampioneve dhe padyshim interesimi i tifozerive përkatëse është i jashtëzakonshëm.
Nga kjo duket se klubet do të përfitojnë shifra të ndjeshme financiarisht falë pranisë së tifozëve në stadium.
Milani ishte ai që kishte çmimet e biletave më të larta në ndeshjet çerekfinale, por duket se “kushërinjtë” i kanë parakaluar për sfidën direkte mes këtyre dy skuadrave.
Zikaltrit kanë bërë rritje të ndjeshme për të bërë këtë parakalim, duke vlerësuar ndoshta edhe rëndësinë e ndeshjes dhe faktin se do të jenë pritës te dueli i kthimit.
Biletat më ekonomike nisin nga 69 euro për të dyja klubet, por Milani është ai që ka tashmë çmimet më ekonomike në thuajse të gjithë sektorët e stadiumit sipas ndarjeve përkatëse.