Personi që shihni në foton më lart është mësuesi 55-vjeçar i Rrëshenit, Gjon Kola, i cili humbi betejën me koronavirusin pas dhjetë ditësh i shtruar në spital.
Miku i tij, gazetari Gjergj Marku ka publikuar foton dhe një dedikim prekës në rrjetet sociale.
‘Mesuesi Gjon Kola nuk arriti t’ia dale luftes ndaj Covid-19, qe e kishte zene prej disa kohesh. Ai nderroi jete ne spitalin infektiv ne Tirane, duke lene ne pikellim familjen e tij te dashur, te aferm, kolege dhe miq te panumert”, shkruan gazetari.
POSTIMI I PLOTE
COVID shuan mesues Gjonin!…
(Mesuesi Gjon Kola nuk arriti t’ia dale luftes ndaj Covid-19, qe e kishte zene prej disa kohesh. Ai nderroi jete ne spitalin infektiv ne Tirane, duke lene ne pikellim familjen e tij te dashur, te aferm, kolege dhe miq te panumert.
Gjoni do te mbahet mend si mesuesi i perkushtuar dhe veprimtar shoqeror teper aktiv, njeri i beses dhe i fjales se drejte, person tejet i dashur dhe hokatar i kandshem.
Mua me ka rene ta njoh qe para ’90-s ne nje pritje unike qe me ka bere me nje grup studenteve te arteve nga Tirana, atje ne kullen e tij bujare e mikpritese ne Ndershene te Oroshit ku dhe ka lindur.
Qofsh i bekuar mesues Gjoni edhe ne ate jete!)