256
Ekipi i Besës ka bërë dy goditjet e para në merkaton e janarit. Pas plot 8 lojtarëve të larguar ekipi kavajas ka arritur marrëveshjen me dy lojtarë nga Kosova. Mësohet se Albijon Shurdhiqi dhe Harbin Reçica që nga janari do vendosen nën urdhërat e trajnerit Lorenc Pashja.
![Albijon Shurdhiqi](https://klikoje.al/wp-content/uploads/2023/12/SHURDHIQI-300x258.webp)
Albijon Shurdhiqi
Të dy lojtarët luajnë në rolin e mesfushorit ofensivë ku së fundmi kanë qenë pjesë e Ulpianës në ligën e parë kosovare. Klubi kavajas nuk do të ndalet me kaq, pasi drejtuesit do të marrin të tjerë lojtarë për të mbushur boshllëqet nga largimet.
![](https://klikoje.al/wp-content/uploads/2023/12/Screenshot-2023-12-27-214137-300x116.png)
Harbin Reçica