Në një deklaratë për mediet, deputeti demokrat Agron Shehaj u shpreh se Lulzim Basha nuk ka më shumicën brenda PD dhe për këtë arsye duhet të largohet.
Shehaj: Duhet t’i japë mundësinë demokratëve që të bashkohen. I bëj thirrje gjithë kolegëve të mi deputetë dhe gjithë demokratëve që të respektojnë vullnetin e shumicës dhe të bashkohemi për të shmangur përçarjen.
A është e vetmja rrugë që të bashkohen demokratët largimi i Bashës?
Shehaj: Demokracia funksionon nëpërmjet votës dh nëpërmjet respektit të vullnetit të shumicës. Shumica tregoi që nuk është më Bashën dhe Basha duhet të largohet për këtë arsye.
Kushdo që pretendon se zoti Sali Berisha duhet të largohet ka të drejtën e tij, por duhet të mbledhë vota për të larguar Sali Berishën. Kushdo që do ta largojë le të mbledhë më shumë vota se Sali Berisha dhe ta largojë. Zgjidhja është me votë. Shumica e ka shprehur vullnetin.
Argumenti që përdorte deri dje Basha dhe mbështetësit e tij ishte se ata kishin shumicën dhe nuk kishin arsye të largoheshin. Tani ata nuk e kanë më shumicën. Në demokraci vendoset nëpërmjet votës, shumica vendos.
Shehaj tha se është e rëndësishme që të bashkohen demokratët dhe ky problem zgjidhet duke respektuar vullnetin e shumicës.