Kingsli Koman, mund të gjobitet nga klubi pasi ka shkuar në stërvitje me makinën e tij tip Mercedez, duke thyer kështu rregullat e klubit.
Në janar 2020 drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç kishte bërë një njoftim të qartë, pasi shumë yje të Bayernit vazhdonin të vinin në stërvitje me makinat e tyre private luksoze. Ai informoi ekipin në atë kohë, se markat e huaja të makinave nuk lejoheshin më në punën e përditshme. Vetëm makinat nga aksioneri “Audi” dhe “Volksvagen” do të lejoheshin që të përdoreshin. “Rregulli është i qartë, kush e shkel do të gjobitet 50 mijë euro”, shprehej drejtori sportiv i gjermanëve.
![](https://klikoje.com/wp-content/uploads/2021/03/koman2.jpg)
Megjithatë, Koman, nuk është lojtari i vetëm i Bajern Mynih që ka shkelur këtë rregull. Niklas Zyle dhe Robert Levandovski gjithashtu thuhet se kanë qenë subjekt i vëzhgimit për makinat e tyre që kanë përdorur, ndërsa ishin në qëndrën stërvitore të Bajern Mynihut.