Arbitër debutues në derbi, zbulohet kush do gjykojë Partizani-Tirana

by KLIKOJE.AL

Enea Jorgji dhe Eldorian Hamiti ishin të angazhuar mbrëmjen e djeshme në Ligën e Konferencës, prandaj derbi i sotëm i kryeqytetit i është besuar gjyqtarit Olsid Ferataj, që ka fituar garën me alternativat e tjera që mbajnë stemën e FIFA-s si Juxhin Xhaja dhe Florian Lata.

Gjyqtari nga Patosi për herë të parë në karrierë do të vendosë drejtësi në derbin Partizani-Tirana, takim që do të luhet sot në orën 19:00 në stadimin “Air Albania”. Asistentë të kryesorit Ferataj do të jenë Rejdi Avdo dhe Arbër Zalla, ndërsa në VAR Kreshnik Bajramaj.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.