Albi Doka zyrtarziohet te Ujpest në Hungari, zbulohet shuma që përfiton Tirana nga ky transferim

by S.M

Tashmë edhe zyrtarisht Albi Doka do të jetë trajneri më i ri i Ujpest në kampionatin hungarez. Mbrojtësi shqiptar nis kështu një aventurë të re në Hungari, teksa largohet nga Tirana.

Doka ditën e sotme iu nënshtrua edhe vizitave mjekësore. Sapo kaloi me sukses testet mjekësorë ai ka firmosur kontratë me Ujpest, me këtë të fundit që i uron mirëseardhjen lojtarit.

“Konfirmohet transferimi i mbrojtësit të djathtë. Albi Doka iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësorë dhe më pas ka nënshkruar kontratën me klubin tonë. Mirë se vini te Ujpest”, ka shkruar klbi hungarez.

26-vjeçari te skuadra hungareze do të mbajë veshur fanelën me numrin 2.Klubi i Tiranës do të përfitojë 50 mijë euro nga shitja e Albi Dokës.  Një tjetër likuiditet i rëndësishëm si një frymëmarrje për arkat e Tiranës, që ndërkohë rrudh ndjeshëm organikën, me të cilën këtë sezon duhet të synonte titullin.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.