Alfred Mensah pritet të jetë largimi i rradhës nga skuadra e Partizanit. Sulmuesi u transferua në sezonin e shkuar nga rradhët e Skënderbeut me drejtuesit e kuq që paguan 50 mijë euro për shërbimet e tij.
Në 1 sezon e gjysmë me fanellën e kuqe, Mensah nuk la shumë shenjë duke shënuar vetëm 2 gola, por më i rëndësishmi ai në derbin e parë të këtij sezoni që erdhi në frymën e fundit të ndeshjes.
Sulmuesi pritet të mbetet në Superiore pasi është projektuar një rikthim te Skëdnerbeu. Korçarët e kërkuan që në verë, por trajneri Zekic nuk e lejoi e më pas lojtari u dëmtua. Tashmë dëmtimi është hedhur pas dhe trajneri Abilaliaj preferon të tjerë përpara afrikanit.
Lojtari është i lidhur me të kuqtë me një kontratë deri në qershor të vitit 2025 dhe në këtë mënyrë pritet që lojtari të huazohet të paktën deri në qershor te Skënderbeu.