419
Skuadra e Lirisë nuk po kalon një moment të mirë në Superligën e Kosovës. Në javën e 16-të, ekipi nga Prizreni u mund me rezultatin 0-4, një disfatë që mban Lirinë në vendin e fundit në kuotën e 9 pikëve.
Një situatë që ka bërë tifo-grupin “Arpagjikët” që të revoltoheshin ndaj lojtarëve, një pjesë e tyre iu kanë kërkuar lojtarëve të heqin fanellat.
Humbja turpëruese 4-0 në shtëpi nga Gjilani, ka nxitur tifozët “Arpagjikët” që të revoltohen ndaj lojtarëve, duke iu kërkuar t’i zhveshin fanellat, aty dëgjohet: “Hekni ndrresat, s’po ju vjen marre”