Sot jepen verdiktet e fundit në Kategorinë e Dytë, zbulohen ndeshjet për “Play-Off” dhe “Play-Out”

Kategoria e Dytë ka mbyllur sezonin e rregullt, ndërsa sot skuadrat do të zhvillojnë edhe sfidat e fundit për llogaritë e titullit, “Play-Off” dhe “Play-Out”.

Ditën e sotme në “Air Albania” do të zbresin në fushë Vora dhe Elbasani që do të bëjnë llogaritë e titullit të Kategorisë së Dytë, pasi të dyja ekipet kanë fituar respektivisht grupet përkatëse A dhe B. Gjithashtu të dyja ekipet kanë siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm.

Gjithashtu do të zhvillohen edhe sfidat e Play-Off dhe Play-Out. Në grupin A, Veleçiku do të përballet me Naftëtarin për një vend në finale, ndërsa Valbona do të sfidojë Sopotin. Në grupin B, Pogradeci do të luajë kundër Devollit, ndërsa Labëria do të presë në shtëpi Butrintin. Rezultatet e këtyre sfidave do të përcaktojnë dy skuadrat që do të shkojnë në Play Off nga ky grup.

Po sot  do të luhet edhe sfida e Play Out-it mes Gramshit dhe Tepelenës. Fituesi i kësaj finaleje qëndron në Kategorinë e Dytë, ndërsa humbësi do të luajë edhe një ndeshje shtesë përballë skuadrës së tretë të Kategorisë së Tretë, sfidë që do të vendosë se kush do të luajë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Dytë.

SFIDAT:

18:00/ VORA – ELBASANI

Play-Off/ Grupi A 15:00

VELECCIKU – NAFTËTARI

VALBONA – SOPOTI

Play-Off/ Grupi B 15:00

POGRADECI – DEVOLLI

LABËRIA – BUTRINTI

PLAY OUT 15:00

GRAMSHI – TEPELENA

Related posts

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës

Ballkani bën “bingo”, transferon lojtarin i dalë nga akademia e Vllaznisë (POSTIMI)