Sot bëhet prezantimi, Kukësi rikthen në stol trajnerin që i ka drejtuar edhe në Superiore (EMRI)

by KLIKOJE.AL

Klubi i Kukësit sot do të bëjë në orën 16:00 prezantimin e trajnerit të ri për sezonin në Kategorinë e Parë. Verilindorët mbetën pa trajner pasi Ilir Spahiu dha dorëheqjen nga drejtimi i ekipit pas vendimit që morën drejtuesit për të kthyer ekipin në Kukës.
Qëndrimi atje gjatë këtij sezoni është kushti që duhet të pranojë trajneri i ri dhe duket se në këtë aspekt është gjetur gjuha e përbashkët me një teknik i cili i ka drejtuar edhe më parë verilindorët. Mësohet se Emiljano Çela do të kthehet përsëri në pankinën e Kukësit dhe do të jetë ai timonieri i kësaj skuadre.

Tekniku i drejtoi për disa javë edhe në sezonin e kaluar në Kategorinë Superiore, pa shumë sukses, teksa u largua pas vetëm tre ndeshjesh në drejtim ku pësoi tre humbje radhazi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.