Te Partizani vijojnë firot, pas Gegës largohet edhe drejtori sportiv

by S.M

Sokol Haxhia ka konfirmuar lajmin se nuk do të jetë më pjesë e Partizanit. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale ai shkruan se nuk do të jetë më drejtori teknik i Partizanit.

“Ka qenë një nder dhe përgjegjësi e madhe të kontribuoja gjatë kësaj periudhe në zhvillimin e Partizanit. E lë me krenari që dhash më të mirën time për këtë klub historik. Faleminderit të gjjithëve ju që më mbështetët në këtë rrugëtim. Futbolli vazhdon… gjithmonë me pasion”, shkruan Haxhia.

Ky vendim vjen menjëherë pas dorëheqjes së trajnerit Skënder Gega. Rikujtojmë që Sokol Haxhia e mori detyrën më 29 mars ku u prezantua nga klubi, po aventura nuk zgjati shumë.

Rikujtojmë që ai dikur ka qenë futbollist i Partizanit dhe u rikthye në shtëpi pas një karriere të gjatë në menaxhim. 

LEXO ME SHUME:Nuk është Arbër Abilaliaj, Partizani e gjen trajnerin brenda shtëpisë (FOTO)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.