SLLOVENI/ Redi Kasa shpëton nga humbja Olimpijan e Ljubljanës, i mjaftojnë gjashtë minuta për të gjetur golin

by KLIKOJE.AL

Ish-sulmuesi i Egnatias, Redi Kasa ka gjetur golin në kampionatin e Sllovenisë. Atij i mjaftuan vetëm 6 minuta në lojë për ti dhuruar avantazhin ekipit të tij, Olimpija e Lubljanës.

Kasa u aktivizua në minutën e 70’ dhe në të 76’ shkundi rrjetën e kundështarëve. Një përballje që përfundoi me rezultatin 1-1. Me këtë barazim, Olimpija renditet në vendin e dytë në kuotën e 34 pikëve, me Celje që kryeson kampionatin me 41 pikë.

Rikujtojmë që sulmuesi u largua nga Egnatia pas një gjysmë sezoni, ku e ndihmoi skuadrën rrogozhinase të kualifikohej në Kupat e Europës dhe të fitonte Kupën e Shqipërisë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.