Te Partizani nisin sherret e para, Skuka kapet me shokun e skuadrës në fushë, tifozët dalin kundër sulmuesit (video)

Skuka

Partizani-Teuta ka regjistruar një rast të paprecedentë në ekipin e kuq. Portagonist është bërë kapiteni i ekipit Xhuliano Skuka. Ky i fundit u përplas me Judah Garsia në një episod krejtësisht të pazakontë disa minuta para fundit të takimit.

Reagimi i Xhuliano Skukës ndaj Garsias solli irritimin e tifozëve me Skukën. Pjesa tjetër e lojtarëve qetësoi në fushë të dy sulmuesit që ishin në tension. Sulmuesi dibran u ndëshkuar edhe me karton të verdhë nga gjyqtari në këtë episod. Skuka dhe Garsia u aktivizuan në pjesën e dytë. Në fund rezultati ishte i bardhë 0 me 0.

VIDEO E SHERRIT

LEXO ME SHUME:E shtuna e paqes! Partizani dhe Teuta bien “dakord”

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës