Incidenti me shokun e skuadrës i kushton shtrenjtë Skukës, Partizani merr vendimin që nuk do i pëlqejë sulmuesit

by KLIKOJE.AL

Një rast i paprecedentë ndodhi në minutat e fundit të sfidës Partizani – Teuta. Dy sulmuesit e “Demave”, Xhuliano Skuka dhe Judah Garcia u përplasën me njëri-tjetrin. Ishte pikërisht reagimi i dibranit, i cili kërkoi “konfrontimin” me sulmuesin tjetër të Partizanit. Kjo situatë solli irritimin e tifozëve të “kuq” me Skuka-n.

Ndërkohë që menjëherë pas ndeshjes, Skuka ka reaguar në rrjetet sociale, duke kërkuar ndjesë dhe duke shpjeguar se çdo shpërthim emocional i tij, ka të bëjë me pasionin për Partizanin. Pavarësisht faljes së tij te Partizani nuk ia kanë falur gjestin sulmuesit dibran. Klikoje Sport mëson se drejtuesit kanë vendosur t’ia heqin shiritin e kapitenit dhe t’ia kalojnë mbrojtësin Marcelino Preka. Partizani do të shohë se si do të jetë sjellja dhe gjendja e lojtari, për të rifituar edhe një herë shiritin e kapitenit.

LEXO ME SHUME:Tirana nis seancat stërvitore, dy lojtarë gati për sfidën me Flamurtarin

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.