Skerdi Bejzade duket kura e duhur për Laçin, tekniku ka ringjallur klubin kurbinas

by KLIKOJE.AL

Të nënvleftësuar, ose të paktën krejtësisht jashtë orbitës së pretendentëve, deri kur një lëvizje e papritur në drejtimin teknik, ndryshoi edhe kursin e sezonit. Skërdi Bejzade, me idetë novative të konceptuar në Hannover, zëevndësoi shkollën e vjetër Nica, pas një 3-3 që në Laç nuk e kapërcyen dot, për mënyrën si u maturua.

Fryma që po qarkullonte në klub u ndje, edhe në humbjen debutuese të teknikut, pikërisht në fund, por pasi i kishte shkuar aq afër suksesit. Nga aty dy fitore, duke koleksionuar rezultatin më të thellë të kampionatit, që praktikisht e bën ofensivën më të mirë të Superiores me 11 gola në tre ndeshje, porn ë të njëjtën kohë, duke stabilizuar mbrojtjen.

Tre gola Laçi i kishte pësuar në debutim, tre ka lejuar me Bejzaden në tre ndeshjet pasuese me teknikun në pankinë. Përvec dy tranzicioneve, ku bardhezinjtë duken të përpiktë, loja e tyre gëzon një fluiditet që prodhon lojë, koleksionon raste e po e ngjit formacionin kurbinas drejt zonave të larta të rënditjes. Bejzade për më tepër po i jep vlerë talenteve të skuadrës, duke i dhënë minutat ashtu si duhet e duke i rritur vetëbesimin.

Kush do ta kishte imagjinuar të shihje në fushat e Superiores katër pesë lojtarë U20 si titullarë e të tjerë që futen zëvendësues. Bibo 19 vjec, Kurti 18 vjec, Mjaki e Dajko 20, por që luajnë me personalitet lideri. Tresa pastaj me 18 vitet e tij, po befason cdo ditë dhe goli i shënuar ndaj Vllaznisë ishte kurorëzim i një sezoni të nisur në mënyrë sensacionale.

Laçi është skuadra me moshën më të re në kampionat, mesatarja 21.3 dhe rezultatet po e bëjnë të harrohet ky detaj. Bejzade ka në dorë edhe skuadrën e së ardhmes dhe tekniku deri tani po tregon se po di ti japë vlerë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.