Skënderbeu nuk dorëzohet kurrë, gol në minutën e 97′ dhe arrin Play-Offin; Laçi detyrohet të shkojë në “Play-Out”

Skënderbeu

Skënderbeut i është dashur një penallti në minutat shtesë të ndeshjes për të siguruar një pikë të artë që e mban në vendin e katërt në renditje dhe me shanset më të mira për të shkuar në ”Final Four”.

Në një ndeshje shumë të luftuar, ekipi i Gvozdenoviç dukej se po rrezikonte edhe kalimin në “Play out” pasi Laçi i shënoi gol me anë të Melos. Por në minutat e fundit të sfidës, Qato shkaktoi penallti me një prekje topi me dorë dhe Rashica nuk gaboi, duke i dhënë barazimin ekipit të tij.

GOLI I RASHICËS

Me këtë rezultat, Skënderbeu mban vendin e katërt në kuotën e 48 pikëve, ndërsa Laçi është zyrtarisht në play-out për mbijetesën me 43 pikë.

 

Related posts

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)

Partizani në krizë identiteti, pa Europë, nis revolucioni në merkato! Trajneri i huaj në horizont