“Jam i fokusuar te ky klub”, Rashica i shpreh besnikërinë Skënderbeut, klubi korçar e shpërblen me numrin 10 në fanellë

Skënderbeu

Rashica, Skënderbeu është gati dhe i motivuar në maksimum për të nisur sezonin e ri. Pas një paraqitjeje të mirë në edicionin e kaluar, tashmë korçarët e kanë detyrim që të mbajnë të njëjtin rrugëtim si në sezonin e fundit. Për sulmuesin kosovar Ermir Rashica ky ekip i ka të gjitha komponentët për të treguar se sezoni i kaluar nuk ka qenë thjesht një rastësi, por është një punë e madhe që është bërë nga një grup cilësor.

“Kemi punuar fort dhe kemi marrë ngarkesën e plotë në këtë fazë përgatitore. Ajo që më bën të jem i bindur te një tjetër sezon pozitiv është fakti se ekipi nuk ka shumë ndryshime. Kemi ruajtur boshtin e skuadrës dhe kemi të njëjtin grup lojtarësh në pjesën më të madhe të ekipit, theksoi fillimisht Ermir Rashica.

Më tej i ndalur tek e ardhmja, lojtari u shpreh i përqendruar te Skënderbeu dhe se pret momentin e tij për të marrë hapin e madh në karrierë. “Unë jam i fokusuar te Skënderbeu dhe te sezoni i ri i ekipit. E them këtë me bindje pasi kjo është detyra ime dhe për më tepër ndjehem mirë këtu. Jam i sigurt se do të jetë një tjetër sezon pozitiv.

Numri 10 në fanellë për mua është krenari dhe përgjegjësi e madhe, duke parë se cilët lojtarë e kanë mbajtur. E di që do të vijë edhe radha ime për të bërë hapin e madh, prandaj duhet të punoj shumë. Skënderbeu është ‘trampolina’ më e mirë dhe jam i ndërgjegjshëm për këtë”, përfundoi prononcimin e tij sulmuesi kosovar i Skënderbeut.

LEXO MË SHUMË:Skënderbeu gati të shesë një tjetër “xhevahir”, oferta për futbollistin që shkëlqeu sezonin e fundit

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës