Luhatje në fushë, luhatje edhe në merkato. Pikërisht kur prezantuan 4 afrimet e fundit, Skënderbeu humbet lojtarët më përfaqësues. Dëshira e klubit korcar për të mbijetuar ka marrë një goditje të fortë nga Ermir Rashica dhe Mario Rabiu. Sulmuesi, njeriu më i rënëdësishëm në dy vitet e fundit u transferua te Metalist në Ukrainë. Skënderbeu dobësohet nga pikëpmja sportive, por jo në atë financiare me klubin korcar që i shkojnë 800 mijë euro.
Ernest Gjokës i largohet futbollisti tek i cili mbështetej në fazën e sulmit. 9 golat e 20-vjecarit ishin një tregues i qartë se me të në fushë, gjërat mund të kishin shkuar shumë ndryshe. Drejtuesit vendosën të nxitonin për të shitur Mario Rabiun. Futbollistit nigerian i përfundonte kontrata këtë sezon dhe 300 mijë eurot e ofruara nga klubi kazak Aktobe bindën ambjentin korcar ta largonin për këtë shumë.
Kursi i merkatos ndryshon tashmë sepse rinovimet e Marco Alias, mbrojtësit brazilian Ramos, mesfushorit Juri Merlim dhe Ardit Nikajt kanë mbetur në vendnumero. Në fund të sezonit, të katërt, do të jenë futbollistë të lirë. Skënderbeu mbetet në fund të tabelës me 20 pikë pas 25 ndeshjesh, duke komplikuar gjithnjë e më shumë mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar.
LEXO ME SHUME:Tirana merr suksesin me penalltinë e fituar nga 16-vjeçari, Skënderbeu “tërbohet” me arbitrin Prenga (video)
Tirana merr një fitore të rëndësishme ndaj Skënderbeut me shifrat 1-0 dhe arrin të ngjitet në vendin e shtatë dhe të largohet nga zona e ftohtë. Një gol i Bajrovic në fund të ndeshjes nga pika e bardhë vendosi gjithçka.
Fitorja erdhi nga stoli ku kryeqytetasit ishin plot mungesa për shkak të lojtarëve të pezulluar dhe dënuar. Ishte minuta e 82-të, kur Serxho Vogli vetëm 16-vjeç fitoi penalltinë. Gjyqtari Klodian Prenga tregoi nga pika e bardhë. Më pas e mori përsipër Bajroviç, që e ktheu në gol. Dyshja Vogli-Bajroviç u treguan vendimtarë, ndërsa bardheblutë tashmë janë jashtë zonës së ftohtë.