Skënderbeu likujdon Ilirinë, dy gola fundosin ekipin nga Fushë-Kruja (video)

Skënderbeu

Skënderbeu fiton në javën e tretë të Kategorisë së Parë. Ekipi korçar nuk gabon duke likujduar Ilirinë me rezultatin 2-0, në një ndeshje ku gjithça foli për vendasit. Nasr shënoi golin e parë në minutën e 10′, realizim që në fakt trullosi miqtë të cilët e kishin të vështirë të organizoheshin.

Skënderbeu u mbrojt mirë dhe ruajti ekulibrat në fushën e lojës. Nervozizmi u ndje në ekipin fushë-krujas, sa duhët përmendur që në pjesën e parë u regjistruan katër kartona të verdhë. Në fraksionin e dytë të lojës, Iliria u mundua të hynte në lojë për të ndryshuar fatet e takimit, por kjo gjë nuk ndodhi. Në minutën e 73′, Çuçka do i jepte goditjen e fundit Ilirisë duke shënuar golin e dytë. Një sukses i rëndësishëm për Skënderbeun që pas barazimit me Lushnjën gjen fitoren dhe shkon në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Iliria mban vendin e fundit me vetëm 1 pikë.

LEXO ME SHUME:Lushnja duhet të presë ende për fitoren e parë, bllokohet ndaj Kukësit (video)

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës