Skënderbeu fiton dhe shtyn Erzenin drejt rënies nga Superliga; karton i kuq dhe goli i Janaqit vendosin sfidën (video)

Skënderbeu fiton

Skënderbeu fiton ndaj Erzenit, përballje e vlefshme për javën e 33-të të Kategorisë Superiore. Një pjesë e parë që nisi me shumë vrull dhe vetëm në minutën e 7′ Skënderbeu do të shënonte golin e avantazhit. Janaqi gjuan me të djathtën drejt portës së Hasanbellit, ky i fundit nuk mund të bëjë asgjë dhe topi shkund rrjetën.

(GOLI I SKENDERBEUT)

Pavarësisht golit të pësuar shumë shpejt, Erzeni u mundua të reagonte kur Asani në minutën e 23′ dhe Mihana katër minuta më vonë do të krijonin mundësitë e tyre por pa mundur të shënonin. Skënderbeu kërkoi të mbyllte llogaritë sa më shpejt për të shënuar golin e dytë, por Rashica në minutën e 36′ nuk ishte i saktë në atë goditje.

PJESA E DYTË

Në pjesën e dytë, Erzeni e nis me një zëvendësim duke larguar Migonen dhe në vendin e tij hyri Dakaj. Në minutat 68′-71′ Mëllugja do të ndëshkohej me karton të kuq për ndërhyrje të ashpër ndaj Juri Merlim. Me 10 lojtarë, Erzeni e kishte të vështirë të reagonte.

(KARTONI)  (KARTONI)

Skënderbeu ia del kështu të marrë 3 pikë të rëndësishme dhe të luftojë fort për vendin e katërt. Aktualisht ekipi korçar shkon në kuotën e 47 pikëve, po kaq sa ka edhe Dinamo e vendit të katërt. Ndërkohë, Erzeni pothuajse është me një këmbë drejt rënies nga Kategoria Superiore.

LEXO MË SHUMË:Erzeni, dy mungesa me peshë ndaj Skënderbeut; Deliallisi kërkon një sforco për të mbijetuar

Related posts

Dinamo-Tirana, ndryshon orari i ndeshjes, blutë kërkuan ndryshimin në derbin kryeqytetas

Elbasani plot dëmtime në përballjen ndaj Partizanit, Gvozdenovic në hall për formacionin

Krisje totale mes Sivasport dhe sulmuesit, Rey Manaj reagon ashpër ndaj klubit: Luaja i sëmurë për ta dhe tani as nuk më rinovojnë kontratën