Skënderbeu e shiti për 150 mijë euro, talenti korçar hyn si zëvendësues dhe shënon me prekjen e parë të topit (video)

by KLIKOJE.AL

Ish-futbollisti i Skënderbeut Uerdi Mara ka shënuar golin e parë me fanellën e Beroe Stara në kampionatin bullgar. Ekipi ku aktivizohet 24-vjeçari luajti sot ndaj Septemvri Sofia, përballje që përfundoi me shifrat 2-0.

Në minutën e 62’ Mara do të futej në fushën e lojës si zëvëndësues dhe me prekjen e parë të topit do të finalizonte një kundërsulm vrasës të ekipit të tij dhe të shënonte golin e dytë të sfidës.

Mesfushori ishte një prodhim i suksesshëm i Skënderbeut që e shiti atë për 150 mijë euro drejt turqve të Ankara Keciorengucu në verën e fundit ndërsa në janar ai do të huazohej në Bullgari. Në 5 ndeshje me Beroe Stara futbollisti është aktivizuar në 405 minuta lojë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.