Skënderbeu i 2026-tës nuk “ndez”! Luftëtari i bën surprizën e madhe (video)

by KLIKOJE.AL

Skënderbeu e ka nisur vitin me një hap të gabuar në kampionat, teksa është ndalur në shtëpi nga Luftëtari i cili është në garë për mbijetesën.

Kryesuesit e Kategorisë së Parë, kanë barazuar me rezultatin 1-1 në fushën e tyre, pas një ndeshje të luftuar. Ata dominuan pjesën e parë, ku nuk munguan në fakt rastet as për miqtë të cilët thumbuan disa herë para portës së Alias para pushimit të ndeshjes.

Në fraksionin e dytë të lojës, Skënderbeu u hodh në sulm dhe ishte shpejt pranë avantazhit, kur fitoi një penallti për një prekje topi me dorë në zonë. Por gjuajtja e Abidun nga pika e bardhë u ndal nga Tahri.

Nga ana tjetër, Nianguila fitoi një penallti pas një aksioni individual dhe e transformoi saktësisht atë duke u dhënë gjirokastritëve avantazhin. Megjithatë, korçarët sulmuan me forca të shumta dhe barazuan shifrat shpejt me Gjinin.

Skënderbeu tentoi deri në fund të gjente golin e fitores, por nuk ia doli dhe u desh të kënaqej me vetëm një pikë.

LEXO ME SHUME:Teuta dhe Dinamo harrojnë të bëjnë gol, në “Niko Dovana” fiton… mërzia

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.