Skënderbeu arrin akordin me “ekspertin” e Kategorisë së Parë, kush është mbrojtësi që shkëlqeu në sezonin e fundit (FOTO)

Skënderbeu bën afrimin e dytë në merkaton e verës. Pas mbrojtësit të majtë korçar, Klevis Shaqe, Marcos Matheus de Oliveira Ramos ka arritur akordin me bardhekuqtë dhe do t’i bashkohet ekipit në ditën e parë të stërvitjes më 26 qershor. 24-vjeçari është afirmuar në futbollin shqiptar si pjesë e Egnatias në vitet 2019-2021, duke bërë paraqitje të mira.

Në Kategorinë e Parë ka luajtur 50 ndeshje, duke shënuar edhe dy gola si pjesë e Burrelit. Interesant është fakti se një prej golave, Ramos e ka shënuar në portën e Skënderbeut, pikërisht në ndeshjen e luajtur më 8 tetor 2022, që u fitua 4-1 nga bardhekuqtë.

Tifozët korçarë janë mësuar në të kaluarën për merkato me emra “Big”, por duket se kjo nuk do të ndodhë, me presidencën që po mundohet të afrojë lojtarë që mund të shkëlqejnë në Superiore në sezonin e tyre të parë.

Related posts

Partizani B mposht Albpetrol dhe mëson emrin e kundërshtarit për finalen, Turbina-Gramshi e kthejnë në dramë (video)

“Luftuam dhe ia dolëm”, Alfred Deliallisi i gëzohet suksesit të Korabit në sfidën ndaj Lushnjës: Kam vetëm 5 ndeshje që drejtoj ekipin

“Mendova, jo, mos prapë”, Berat Gjimshiti për shortin me Serbinë: Kam folur me bashkëshorten, koha ka evoluar