Skema e Final-Four, totali i numrit të biletave të shitura në katër sfida dhe shuma monetare e arkëtuar (FOTO)

Këtë sezon u aplikua formati i Final-Four në Kategorinë Superiore, një risi nga ana e Federatës që në fakt nuk është se mori miratimin e disa klubeve me përfundimin e sezonit. Me përfundimin e sezonit, tani është koha për llogari. Në gjysmëfinalen e parë mes Skënderbeut dhe Partizanit, në stadium ishim 4 mijë e 200 tifozë, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë mes Egnatias dhe Vllaznisë ishin 5 mijë e 500 tifozë.

Ndeshja për vendin e tretë dhe katërt nuk shfaqi interes nga tifozët, ku në “Air Albania” ishin vetëm 200 tifozë. Në finalen mes Egnatias dhe Partizanit ishin 11 mijë tifozë dhe në total janë shitur 20 mijë e 900 bileta. Nga kjo shumë, 315 mijë euro janë arkëtuar nga Federata, shumë që do të ndahet nga të katërta klubet.

Related posts

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

EKSKLUZIVE/ Derbi ishte programuar të luhej në orën 20:00, FSHF ndryshon orarin për ndeshjen Partizani-Tirana