Një rast i paimagjinueshëm i abuzimit seksual me një të mitur është zbuluar në Turqi, ku një baba e martoi vajzën e tij 6-vjeçare me një 29-vjeçar që abuzonte çdo ditë me të. Skandali u zbulua pasi ajo vetë denoncoi në vitin 2020 atë që po i ndodhte.
Siç u bë e ditur nga gazeta turke “Bir Gun”, Yusuf Ziya Gumusel, i cili ishte lider i sektit islamik “Ismailaga” vendosi të martojë vajzën e tij në moshën 6-vjeçare me një 29-vjeçar me martesë fetare.
Vajza, në fakt ka lindur në moshën 14 vjeçare, ndërsa duhet theksuar se gruaja e imamit ishte kundër martesës së vajzës në atë moshë, por babai i saj e dërgoi vajzën në banesën e të riut Qadir Istekli, kur gruaja e tij mungonte nga shtëpia. Fotot e 6-vjeçares me fustan nusërie po qarkullojnë orët e fundit dhe po shkaktojnë neveri në opinionin publik të vendit fqinj, duke detyruar të gjitha palët të ngrihen dhe të dënojnë.