“S’kam rivalitet me Rexhepin”, portieri i Dinamos Edmir Sali i jep zemër skuadrës: Të mundim Erzenin!

Me ndryshimin e bërë në stafin teknik të Dinamos ka ardhur edhe rotacioni në portë. Edmir Sali ka marrë vendin e Bekim Rexhepit në kuadratin e portës blu në tri ndeshjet e fundit, ku ka pësuar 2 gola, ndërkohë që skuadra ka marrë 5 pikë dhe ka evituar humbjet. Portieri theksoi se nuk ka dualizëm mes tij dhe Rexhepit, përkundrazi janë mjaft bashkëpunues mes tyre.

“Dualizëm me Rexhepin? Jo, ne të dy stërvitemi fort dhe rregullisht për të ndihmuar klubin të arrijë objektivat e sezonit. Kemi raport shumë të mirë shoqëror dhe konkurrenca na ndihmon të rritemi në aspektin profesional si portierë.”

Të dielën blutë luajnë me Erzenin në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, aty ku do të jenë si pritës tashmë, pasi klubi ka vendosur të mos i zhvillojë më ndeshjet në Elbasan. Për blutë, çdo 90-minutësh ka rëndësi të madhe, sepse duhen rikuperuar pikët e humbura gjatë fazës së parë. “Nuk jam tip i parashikimeve. Në futboll ndodh gjithçka, por di të them që ne do të futemi në çdo ndeshje vetëm për fitore. Gjithmonë kemi objektiv ndeshjen e radhës, pa parë shumë larg. Pres të jetë një ndeshje e bukur dhe e luftuar, ku Dinamo do të japë gjithçka për të dalë me 3 pikët, që për ne kanë shumë rëndësi”, u shpreh Sali.

Related posts

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)

Falje dhe më pas sulm frontal, Edi Martini në postim: Ndjesë për veprimin, sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që…