Sindrit Guri është ndër sulmuesit e vetëm shqiptar që ka shkëlqyer në Superiore në vitet e fundit. Kulmin e karrierës ai e kapi me Kukësin ku shënoi 30 gola në 70 ndeshje duke fituar edhe titullin kampion me verilindorët për t’u shitur më pas për 710 mijë euro tek Oostende në Belgjikë.Aventurë pas aventure, Guri e mbylli sezonin e fundit me Istanbulspor, por edhe këtu nuk i ka ecur siç do e dëshironte.
Së fundmi por përgatitet një rikthim i mundshëm në Superiore aty ku Dinamo e pret krahëhapur.Në miqësoren e fundit të bluve me Vllazninë, në tribuna ishte edhe agjenti i lojtarit, Haris Fakic. Ish-drejtori i njohur i Skënderbeut të artë ka patur një bisedë me zyrtarë dinamovit ku mësohet nga ‘Futbolli në Shqipëri’ se ka patur një ‘shtrëngim duarsh’ mes palëve.Pritet me mjaft interes se cili do të jetë përfundimi i kësaj çështjeje.