Sinan Idrizi beson fort se Flamurtari do të fitojë në Vorë dhe do të ngjitet në Superiore. Në prag të ndeshjes së vitit, gjatë një interviste , presidenti tha se lojtarët janë të përgjegjshëm për atë që pret qyteti, klubi dhe tifozët. Ai kërkon nga skuadra të luajë, jo si në katër ndeshjet e fundit, dhe ta fitojë takimin.
Idrizi nuk pranon të kryqëzojë ekipin për hapat fals, pasi e vlerëson që e kanë çuar Flamurtarin deri këtu. Pjesën, nëse Vora do të luajë me skuadrën e plotë siç tha trajneri Bellai, kreu i klubit vlonjat nuk e komenton. Premio do të ketë vetëm në fund, duke respektuar kontratën, por jo të dedikuar për ndeshjen me Vorën.
NDESHJA NDAJ VORËS– Është një ndeshje finale, që duhet ta luajmë me dinjitetin e një ekipi që është gati për të shkuar në Superiore. Jo, nuk kam pse i druhem fare. Unë nuk paragjykoj asnjë. Nuk di çfarë bëjnë të tjerët, di çfarë bëj vetë. Lojtarët duhet të bëjnë ato takime që kanë bërë në të kaluarën, përjashto këto 3-4 ndeshjet e fundit.
KËRKESA E TIFOZËVE-Ju të gjithë harroni një gjë, që ky ekip është në vend të dytë dhe është një pikë larg ekipit të tretë. Janë këta djem që na kanë çuar deri këtu. T’i masakrojmë në këtë farë feje këta…? Duhet të kemi respekt për punën që kanë bërë, për djersën që kanë derdhur. Këta janë serioz. Jam i sigurt që do ta çojmë deri në fund. Nuk duhet të masakrojmë një portier, mesfushor apo sulmues për një gabim të humbjes së një ndeshje. Mos ta harrojmë, që këta na kanë çuar deri këtu. Unë kam bindjen se respektin që ne kemi për ata, këta djem do na e kthejnë në ndeshje e ditës së diel.
PREMIO PËR LOJTARËT-Nuk kam premio fare. Premion e kanë në fund të kontratës. Çfarë janë këto histori?! Historia është që ata të bëjnë detyrën te Flamurtari dhe ndaj tifozërisë vlonjate. Të gjithë kanë në kontratë premio, por premio duan tifozët vlonjatë, që kanë pesë vjet që presin në këtë kategori. Nuk ka premio fare, çfarë premio…?!
2 comments
Comments are closed
Add Comment