Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu reagon pas infektimit me kronavirus të shefes së Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, duke i uruar shërim të shpejtë.
Manastirliu bën me dije se zonja Bino është e shtruar në Spitalin infektiv dhe aktualisht sipas saj, gjendje paraqitet e stabilizuar.
“I uroj shërim të shpejtë prof. Silva Binos, që po trajtohet me kujdes e profesionalizëm nga kolegët e saj në Spitalin Infektiv. Mjekët konfirmojnë se gjendja e saj është e stabilizuar. Të presim të na bashkohesh sa më parë dr. Forca”, shkruan ajo.
Më herët, burime për “Panorama” konfirmuan se zonja Bino ishte shtruar në spital të premten e shkuar për shkak të infeksionit, që i ka shkaktuar temperaturë të lartë.
Burimi: Panorama.al