Rreth një muaj më parë, Kiara dhe Luizi u bënë prindër për herë të parë, duke sjellë në jetë një vajzë.
Luna Mari është emri që cifti i njohur ka zgjedhur për vogëlushen e ardhur në jetë në muajin prill.
Ndërkohë që pak dite me parë Luna festoi një mujorin e lindjes, ish-banorët e Big Brother Vip kanë vendosur që të zbulojnë për herë të parë imazhin e saj.
Luizi dhe Kiara publikojnë shpesh herë momente të ëmbla me vogëlushen por ky i postuar ditën e sotme me siguri do iu shkrijë zemrat.
Luizi ka publikuar një video ku shihet teksa këndon për Luna Mari dhe kënga e zgjedhur është “Soldier of Fortune”, nga Deep Purple. Mesa duket fituesi BBV2 është i vendosur që vajzën ta edukojë me muzikën e bukur të viteve 70-të.
“Siç flemë ashtu edhe zgjohemi”, ka shkruar këngëtari bashkangjitur videos të postuar në Instastroy, ku shihet në krevat së bashku me vogëlushen e tij dhe Kiarën.