167
Ngjarje:
- 421 – Constantius IIIu bë perandor i Perandorisë Perëndimore Romake.
- 1575 – U themelua Universiteit Leiden dhe iu dha motoja “Praesidium Libertatis”.
- 1910 – William D. Boyce, botues nga qyteti Chicago, i bëri kërkesë zyrtare qeverisë federale në Uashington, për krijimin e organizatës Boy Scouts of America.
- 1915 – U dha premiera e filmit The Birth of a Nation (Lindja e një Kombi).
- 1918 – U botua për herë të parë gazeta The Stars and Stripes.
- 1949 – Kardinal Mindszenty i Hungarisë u dënua për tradhëti.
- 1952 – Elizabeth II u shpall Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar.
- 1971 – Debutoi tregu i letrave me vlerë NASDAQ.
- 1999 – Në selinë e Misionit Verifikues të OSBE-së në Prishtinë u deklarua se shqiptarët të shkonin t’i merrnin kufomat e Masakrës së Reçakut edhe atë me urdhër nga policia serbe që ato të merren të gjitha përnjëherë duke u identifikuar familjarët përmes dokumenteve.
- 1999 . Organizata amerikane për të drejtat e njeriut “Hjumen rajts Uoç” publikoi raportin me titull “Java e terrorit në Drenicë” në të cilin përshkruhet se si forcat speciale serbe ka fundi i shtatorit të vitit të kaluar masakruan 21 civilë në fshatin Obri e Epërme, dhe vranë 13 burra në fshatin e afërt Golluboc.
- 2003 – Berlin, Qeveria federale gjermane refuzoi një rezolutë të re të Kombeve të Bashkuara ku do të parashikonte një kërcënim me sulm ushtarak ndaj Irakut.
- 2003 – Në Kosovë u formua organizata “Serbët e bashkuar” nën urdhër të Beogradit në krye të së cilës vihet një pjesëtar i Shërbimit Sekret Serb.
- 2008 – Nebraska ndaloi përdorimin e karriges elektrike si metodë për vrasje të të dënuarve.