1582 – Për shkak të përdorimit të Kalendarit Gregorian kjo ditë e këtij viti nuk ekziston në shtetet Italia, Polonia, Portugalia dhe Spanja.
1665 – Themelohet Universiteti i Kielit.
1864 – Qyteti indian, Kalkuta gati zhduket në tërësi nga një ciklon, 60.000 njerëz mbesin të vdekur.
1910 – Portugal kthehet nga monarkia në republikë.
1915 – Bullgaria hyn në LPB si një nga Forcat Qendrore.
1962 – Paraqitet filmi i parë i James Bondit, Dr. No në Angli.
1970 – PBS bëhet rrjet televiziv.
1981 – Raoul Wallenberg bëhet qytetar nderi i ShBA-ve.
1984 – Marc Garneau bëhet kanadezi i parë që fluturon në hapësirë me Anijen Kozmike Challenger.
1991 – U paraqit versioni i parë zyrtar i sistemit operativ kompjuterik Linux kernel, versioni 0.02.
1994 – UNESCO, në vitin 1994, ka përcaktuar 5 tetorin si Ditën Botërore të Mësuesit, në përkujtim të Rekomandimeve për Statusin e Mësuesve, të ILO/UNESCO, të 5 tetorit 1966, miratuar në Paris.
2000 – Demonstrata masive në Beograd që çuan në rrëzimin e regjimit të Sllobodan Millosheviçit.
Festa dhe përvjetore:
Dita Botërore e Mësuesit
Dita Botërore e Mësuesit – Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, në vitin 1994, ka përcaktuar 5 tetorin si Ditën Botërore të Mësuesit, për të përkujtuar nënshkrimin e Rekomandimit, në lidhje me Statusin e Mësuesve, miratuar nga ana e ILO/UNESCO, në Paris, më 5 tetor 1966. Po në këtë vit, sipas idesë dhe sugjerimit të UNESCO-së, pedagogu zviceran Robert Dottrens (1893 – 1984) hartoi edhe betimin solemn të mësuesit mbi bazën e betimit të Hipokratit.