Ngjarje:
- 475 – Romulus Augustulus u shpall Perandor Romak.
- 1864 – Nevada u pranua si shteti i 36-të i ShBA-ve.
- 1926 – Magjistari Harry Houdini vdiq nga gangrena.
- 1941 – U kompletua Mount Rushmore pas 14 vite punë ndërtimi.
- 1984 – Kryeministrja e Indisë, Indira Gandhi u vra në New Delhi.
- 1997 – Nëntëmbëdhjet vjeçarja Louise Woodward u akuzua nga gjykata në Cambridge, Massachusetts për vrasje të shkallës së dytë me burgim të përjetshëm.
- 1999 – Yachtsman Jesse Martin u kthye në Melbourne pas 11 muajsh navigim të botës, vetë, pa ndërprerë i pa ndihmuar nga askush.
- 2003 – Mahathir bin Mohamad u largua nga posti kryeministër i Malajzisë pas 22 vitesh shumë të suksesëshme në pushtet.
Festa dhe përvjetore:
- Halloween
Që 600 vjet p.e.s populli kelt mirëpriste në këtë mënyre muajt e errët të dimrit duke u ndarë në të njëjtën kohë nga periudha e lulëzuar e verës. Druidët (lloj besimi) ja përkushtonin këtë natë Zotit të tyre të vdekjes, Samhain. Gojëdhëna thonë se ai i mblodhi shpirtrat e të vdekurve të 12 muajve të vitit të shkuar, pasi ata i kishin larë mëkatet e tyre dhe i dërgoi në parajsën e keltëve.
Njerëzit mblidheshin në kodrat mbi tokat e tyre dhe duke ndezur zjarre të mëdhenj, përzenin shpirtrat e këqinj të vitit që shkoi. Më pas, shuanin përkohësisht zjarrin në shtëpitë e tyre dhe pak më vonë e ndiznin përsëri.
Kështu emri Halloween i ka rrënjët në Evropë. Kisha ua mori Keltëve këtë zakon gjatë përhapjes së krishtërimit. Ishte At Gjergji i IV i cili në vitin 837 e ringjalli 1 nëntorin duke e quajtur Dita e të gjithë Shpirtrave. Vetëm në shek. XIX Halloween arriti të kalojë Atlantikun për në Amerikën Veriore së bashku me pasardhësit e Keltëve, Irlandezët, të cilët shtegëtuan atje për shkak të kushteve të këqija për jetes. Atje, ky zakon u përhap shpejt në të gjithë vendin, por gjatë përhapjes pësoi edhe ndryshime të dukshme. Kështu tashme Halloween më tepër përngjan me karnavalet së sa me zakonet e mëhershme.
Shenja dalluese e Halloween-ve është kungulli, e cila e ka prejardhjen në ShBA. Por ama arsyeja e përdorimit të kungullit me vrima me pamje të jashtme të frikshme dhe njëkohësisht të bukur rrjedh gjithashtu nga koha e Keltëve. Një zuzar me emrin Jack O’Lanten duhej të shkonte në ferr pas vdekjes së tij. Por Djalli e ktheu mbrapsht duke i dhëne një copë qymyri (thëngjill) që digjej, që ta kishte gjatë gjithë rrugës. Jack-u e vendosi qymyrin në një rrepë të madhe dhe u nis drejt një udhëtimi të pafundtë me që nuk e lejuan të futej në asnjë mbretëri të vdekurish. Për njerëzit ishte më se e qartë që rrepa me qymyrin u shtinte tmerrin para së gjithash shpirtrave të këqinj. Meqenëse amerikanët përdoën kungullin në vend të rrepës, ai mbeti shenja dalluese e Halloween-ve.