385
Ngjarje:
- 1920 – U zhvilluan zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Shqipërisë.
- 1929 – Bashkimi Sovjetik dëboi politikanin Leon Trotsky.
- 1930 – 3M filloi reklamimin e Scotch Tape.
- 1940 – Qeveria e Shteteve të Bashkuara bëri pagesën e parë në bazë të ligjit mbi sigurimet shoqërore.
- 1945 – U ekzekutua ushtari 25 vjeçar amerikan, Eddie Slovik, nën akuzën për dezertim.
- 1946 – Me kushtetutën e re Jugosllavia u bë konfederatë gjashtë republikëshe.
- 1950 – Presidenti amerikan Harry S. Truman deklaroi se do të zhvillonin bombë hidrogjeni.
- 1956 – Guy Mollet u bë Kryeministër i Francës.
- 1958 – Shtetet e Bashkuara lëshuan satelitin e tyre të parë në orbitë rreth Tokës.
- 1968 – Nauru shpalli pavarësinë nga Australia.
- 1990 – U hap për herë të parë ushqimorja McDonald’s në Bashkimin Sovjetik, në Moskë.
- 1995 – Presidenti amerikan Bill Clinton autorizoi 20 miliard dollar amerikan për Meksikën për të ndihmuar stabilizimin e ekonomisë.
- 1999 – Seriali Family Guy debutoi në televizionet amerikane.
- 2004 – Manifestime evropiane për të drejtat e emigrantëve.